KryesoreLajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! shënon përvjetorin e themelimit, Kurti: 19 vjet përpjekje për të lënë gjurmë të thella në historinë politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 19-vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka thënë se tërë këto vite kanë qenë përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë.

Ndërsa ka thënë se 19 vjetori Lëvizjen Vetëvendosje e gjen si subjektin më të madh në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

“Sot, Lëvizja jonë mbush 19 vite që prej kur është themeluar. 19 vjet Lëvizje, 19 vjet ecje, 19 vjet përpjekje e angazhim për të lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë. Pa dyshim kjo ecje nuk ka qenë as e shkurtër as e lehtë, por bindjet tona të thella, qëndrimet e drejta, vizioni i qartë dhe me popullin në krah kanë bërë që lëvizja, progresi, rritja të jenë rezultati”, ka shkruar Kurti Në facebook.

Lexo më shumë  Kosova padit Paunoviqin pas deklaratës për “spastrimin etnik”

Rruga Press

YouTube player