KryesoreLajme

Konjufca e Nikolla me homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Pas përfundimit të seancës solemne për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologia nga Shqipëria, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës.

Në seancën solemne që u mbajt në Kuvendin e Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 12 qershori i vitit 1999 është dita e rikthimit të shpresës për popullin e Kosovës.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ai shtoi se krimet e Serbisë të kryera në Kosovë e morën masën e gjenocidit.

“Për ne, Serbia mbeti e njëjtë pavarësisht a u quajt dikur mbretëri Jugosllave apo Jugosllavi Federative, a Socialiste. Politika e shtypjes, dëbimeve e shpronësimeve, diskriminimit e nënçmimit ka qenë tipari konstat prej secilës prej këtyre regjimeve”- tha Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka thënë se lufta për çlirimin e Kosovës është fituar me ndihmën e aleatëve dhe partnerëve të kombit shqiptar.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ajo në seancën solemne të Kuvendit tha se Kosova e zhvilluar, demokratike dhe paqësore do të vijojë të ndërtohet po me ndihmën e miqve dhe aleatëve.

YouTube player