KryesoreLajme

Clintoni kujton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Osmani e falënderon

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë.

Clinton ka publikuar një video në platformën “X”, në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-s, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

Lexo më shumë  “Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.

“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti president, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

YouTube player