Bota

Një bombardues rus SU-34 rrëzohet në Kaukaz

Një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord.

Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një dështim teknik.

“Një avion SU-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në një zonë malore në Republikën e Osetisë së Veriut – Alanisë”, shkroi agjencia RIA.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët evropianë: Mund të jeni objektivi i rradhës i Rusisë

“Aeroplani u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”, sipas saj.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord.

Sukhoi SU-34 – me origjinë sovjetike – është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi.

YouTube player

Lexo më shumë  Dronët ukrainas bombarduan rafinerinë ruse të naftës në Yaroslavl