‘Kosova nuk ka problem me serbët lokal, por me Beogradin’ Kurti: Duam të krijojmë Republikë të qytetarëve, pa barriera
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi i serbëve në Kosovë është i madh dhe se përfaqësuesit serb janë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.
“Kosova është Republikë demokratike, serbët në Kosovë sipas pakos së Ahtisarit kanë 10 vende në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare, 10 komuna janë me shumicë serbe dhe 17 për qind e anëtarëve te kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serb, bashkëpunojmë mirë. Në Qeveri e kam ministër, Nenad Rashiqin dhe duam integrimin e serbeve. Kemi 4 për qind serb dhe pakica tjera boshnjak, turk, ashkali dhe rom”, ka theksuar Kurti.
Duke folur për Universitetin në veri të vendit, Kurti ka thënë se edhe pse është ilegal, po gjejnë mënyra për t’i pranuar ato diploma.
“Duam të bashkëpunojmë mirë dhe të krijojmë Republikë të qytetarëve, pa barriera gjuhësore, e kemi ballkanologjinë në fakultetin Filologjik që njerëzit të mësojnë më mirë. Megjithëse Universiteti në veri është ilegal, po gjejmë mënyra për t’i pranuar ato diploma nga fakulteti në veri, pra po verifikohen”, ka thënë Kurti.
Kurti ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin “që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm”.
Sipas tij, qeveria serbe është problemi i raporteve, shkruan rtklive.“Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, ka theksuar Kurti.
Rruga Press