KryesoreLajme

Nënkoloneli britanik: FSK-ja në rrugë për anëtarësim eventual në NATO

Nënkoloneli i Ushtrisë Britanike, John Hunter, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes britanike në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka folur për mbështetjen e dhënë nga Ushtria Britanike, Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst, Akademia e Mbrojtjes dhe Komandanti i Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (RCDS) gjatë 25 viteve të fundit dhe bashkëpunimin aktual me FSK-në.

Në një video-mesazh të publikuar në llogarinë “UK Defence in Kosovo” në platformën X, nënkoloneli Hunter tregon se kjo është hera e katërt që vjen me mision në Kosovë.

“Hera e parë ka qenë në vitin 2000, menjëherë pas intervenimit të NATO-s, prandaj kam pasur privilegjin të shoh shumë zhvillime në këtë vend”, thotë Hunter mes tjerash.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Këshilltarët Bilateralë të Mbretërisë së Bashkuar, thotë ai, kanë qenë shumë të rëndësishëm në ndihmën që i është dhënë FSK-së për tranzicion nëpër ndryshme të mëdha, “nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Forcë të Sigurisë së Kosovës, dhe tani në një forcë të armatosur që i plotëson standardet e NATO-s”.

“Kosova po ecën në rrugën drejt pasjes së një force e cila nuk do të jetë vetëm në gjendje të realizimit të sfidave të sigurisë të vendit, por gjithashtu të jetë një vend kontribuues me trupa në misionet dhe stërvitjet e udhëhequra nga NATO-ja me aspirim për anëtarësim eventual në Aleancë”.

“Si shembull se sa shumë është zhvilluar forca, FSK-ja aktualisht ka një ekip të bashkuar për një njësit të Ushtrisë Britanike në Mbretëri të Bashkuar të cilët po ofrojnë trajnime këmbësorie për ushtarët ukrainas si pjesë e mbështetjes britanike për Ukrainën. Ky ekip udhëhiqet nga një oficer i FSK-së i kualifikuar nga Sandgurst dhe të gjitha raportet mbi performancën e ekipeve të FSK-së kanë qenë të jashtëzakonshme, duke treguar nivelin më të lartë profesionalizmi dhe mjeshtërie”, përfundoi Nënkoloneli i Ushtrisë Britanike, John Hunter, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes britanike në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?
YouTube player