Bota

Pse SPD-ja e Olaf Scholz doli keq në zgjedhjet e BE-së?

Në Gjermani, partia konservatore e opozitës CDU mori 30%, Alternativa e ekstremit të djathtë, “Alternativa für Deutschland” mori 15.9%, dhe SPD socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz doli e treta me 13.9%.

Dhe siç shkruan BBC, Nils Schmid – zëdhënësi parlamentar i SPD për punët e jashtme, ka thënë vrasja me thikë e një polici në Mannheim “i çoi çështjet e imigracionit dhe sigurisë së brendshme në thelb të fushatës”.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Ai gjithashtu pranoi “shumë dështime të politikave dhe vështirësi në kompromise për çështje shumë të rëndësishme si buxheti”.

Por, thotë ai, “ndikimi i këtyre rezultateve në politikën kombëtare do të jetë shumë i kufizuar”.

“Për të qenë i sinqertë, shumica e politikanëve gjermanë kishin pritur tashmë që partitë e koalicionit të humbnin mandate”, citohet të ketë thënë ai.

Siç kemi raportuar, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve evropiane duke shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhje.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Por – pavarësisht se partitë opozitare dominojnë zgjedhjet evropiane në Gjermani – një lëvizje e ngjashme nuk do të ndodhë atje.

“Asnjë sekondë nuk ka pasur asnjë tregues se do të zhvillohen zgjedhje të reja”, thotë zëdhënësi i koalicionit qeverisës.

YouTube player