“Euro 2024”, Kombëtarja nis përgatitjet për Italinë, Hysaj: Ekipi është në formë të mirë taktike
Kombëtarja shqiptare do të rinisë këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.
Sakaq, në një konferencë për median sot njëri nga futbollistët kuqezi, Elseid Hysaj u shpreh se ekipi është në formë të mirë taktike.
Rruga Press