KryesoreLajme

Ministri Murati: Jetëgjatësia, tregues për cilësinë e jetës në Kosovë, më e larta në Ballkan

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia në Kosovë është 4 deri në 5 vjet më lartë sesa mesatarja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Muratit, kjo tregon për cilësinë e jetës në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna, të cilat thotë se i ka marrë nga Banka Botërore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri të shtunën në Facebook.

Rruga Press

YouTube player