KryesoreLajme

Kurti i kërkon diasporës shqiptare të votojnë për partitë socialdemokrate në BE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për diasporën shqiptare që të votojnë për partitë socialdemokrate në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Kurti ka thënë se çdo votë ndaj partive të tilla e mbron Evropën nga “kërcënimet serioze” të së djathtës ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Vendvotimet e para për zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë hapur në shtetin e Holandës të enjten. Procesi i votimit do të zgjasë katër ditë, teksa shtetet e tjera do t’i hapin vendvotimet nga e premtja deri të dielën. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës nëse e duan një Evropë të fortë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player