Lajme

Rizvanolli e Lorkowski diskutuan për gjendjen aktuale të energjisë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski dhe delegacionin e tij.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin Kosovën në këtë sektor.

Ministrja Rizvanolli theksoi se, sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën  në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike, për çfarë edhe e falënderoi zotin Lorkowski për përkrahjen.

Lexo më shumë  Qytetarëve në Shqipëri u duhen 28 mijë usd në vit për të arritur “pragun e lumturisë”, nga 10 mijë që kanë sot

Përveç kësaj, me theks të veçantë u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit.

Gjatë takimit,  po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike.

Lexo më shumë  Shqipëria po konsumon gjithnjë e më shumë ushqime të importuara, ndërsa prodhimi vendas vijon të bjerë

Rruga Press

YouTube player