Bota

Ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus që Kremlini e konsideronte “kryevepër”

Njësia special SOF e ushtrisë ukrainase ka shkatërruar radarin mobil rus Kasta-2E2.

Operativët e SOF-it kanë zbuluar lokacionin e Kasta-2E2 ruse, gjatë një vëzhgimi në fushëbetejë nga ajri me dron.

SOF-i bëri të ditur se ky radar rus konsiderohet si “kryevepër” e Kremlinit, që ka për mision të përcaktoj koordinata, të identifikojë objektivat nga ajri – përfshirë edhe ato që fluturojnë ulët.

Lexo më shumë  Bideni akuzon Trumpin për “politikë ledhatuese moderne” kundrejt Rusisë

Radari Kasta për herët të parë ishte parë në territorin rus në vitin 2021 në rajonin e pushtuar Luhansk.

Asokohe, rusët kishin marrë pajisje për të kryer kundërsulme ndaj fluturakeve pa pilot. Megjithatë ky radar u bë cak o sulmit me dron nga ukrainasit.

YouTube player
YouTube player
sqhrenfrdeit