Lajme

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Zemaj i falënderon shtetet anëtare të NATO-s për mbështetjen ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në selinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pasi kjo asamble e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Ambasadori Zemaj është takuar me sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Ruxandra Popa dhe zv. sekretarin e Përgjithshëm, Henrik Bliddal.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

“Patëm një diskutim të shkëlqyeshëm dhe shkëmbyem urimet e ndërsjella për këtë të arritur madhështore dhe historike për vendin tonë, si dhe rikonfirmova ambicien strategjike të Kosovës për të avancuar me shpejtësi rrugën e saj të integrimit në NATO”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player