KryesoreLajme

Vitia: Në QKUK janë shtuar dy shërbime të reja, Ultrazëri Endoskopik dhe Kapsula Endoskopike

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar dy shërbime të reja që tashmë mund të bëhen edhe në spitalin shtetëror të Prishtinës. QKUK. Më përpara qytetarët këto shërbime mundeshin t’i kryenin vetëm në spitalet private ku kostoja ishte më e lartë.

Statusi i plotë më poshtë:

Nga sot, në QKUK janë shtuar dy shërbime të reja. Kjo u mundëson qytetarëve që të mos shpenzojnë mijëra euro në institucione shëndetësore private.

🔍 Njëri nga shërbimet e reja është Ultrazëri Endoskopik (EUS) në Njësinë Endoskopike. Ky trajtim minimal invaziv kombinon endoskopinë dhe imazhin me ultratinguj, duke ofruar informacione të detajuara për traktin tretës dhe organet përreth.

💊 Shërbimi tjetër i ri është Kapsula Endoskopike, që mundëson ekzaminim jo invaziv dhe gjithëpërfshirës të traktit tretës. Kjo teknologji e avancuar përdoret kur gastroskopia nuk është e mundur, apo nevojiten imazhe nga zorrët e holla.

👉🏻 Përmes kësaj procedure, profesionistët shëndetësorë marrin imazhe të detajuara të zorrëve të holla, të cilat më parë ishin të vështira për t’u qasur.

Rruga Press

YouTube player