Konjufca: Mendoj që ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja për të shkuar në zgjedhje nuk mund të bëhet vetëm ndërmjet dy grupeve parlamentare por që kjo çështje kërkon unitet të plotë.
Ai ka thënë se gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje e kanë të kahershme, ndërsa sheh pak shanse që të shpërndahen Kuvendi.
“Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë ka shpreh gatishmëri dhe për këtë arsye subjekti më i madh opozitar qe është PDK është pajtuar, pra ka pasur një pajtueshmëri mes mazhornacës dhe opozitës por të gjithë e kemi kuptuar qe kjo nuk duhet të jetë marrëveshje vetëm mes dy grupeve, por më e gjerë dhe sa e di unë oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, por ata (opozita) kanë propozuar një mënyrë tjetër, e unë sa e kam kuptuar këtë është që atyre iu duhet me shumë kohë dhe mendoj qe nuk duhet të paragjykohen subjektet qe kërkojnë me shume kohë për zgjedhje se kjo është e drejtë elementare njerëzore. Por nëse nuk arrihet konsensusi i subjekteve qe jemi dukshëm mbi 80 sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit, dhe vetëm mazhoranca me PDK do ishin në kufi të këtyre numrave, kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë”.
“Unë mendoj që këto ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit. Unë sa kam informata nga grupet opozitare do ishte e pamundur të shkohet në zgjedhje në vjeshtë për arsye se edhe vet PDK-ja sa e kam kuptuar këto i ka ndarë edhe me opinion publik. Ka dhënë qëndrime ne media, ky është afati i fundit për zgjedhje, pra afati i fundit do të ishte që java e parë e qershorit qe të krijohej konsensusi mes partive politike”, u shpreh tutje Konjufca.
Rruga Press