KryesoreLajme

Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi injorojnë votimin e kryeparlamentarit shqiptar në MV

Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.

Per Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Gashi ka qenë bartës i listës së deputetëve të VLEN-it në zonën e dytë zgjedhore. Deri ditën e djeshme (27 maj) ai ka qenë kryetar i partisë Alternativa.

Ajo që ra në sy është fakti që nuk morën pjesë në votimin e shqiptarit, Afrim Gashi për kryetar të kuvendit as Ali Ahmeti, as Menduh Thaçit dhe as Ziadin Sela, të tre liderë politikë nga parti shqiptare.

YouTube player