Bota

Borrell: Ukraina ka të drejtë të ndërmarrë sulme ndaj territorit rus

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, iu ka kërkuar vendeve perëndimore që të ekuilibrojnë frikën për përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë me nevojën e Kievit për të mbrojtur veten.

Sipas tij, Kievi ka të drejtë të përdorë armë perëndimore për të goditur shënjestra në territorin rus. “Sipas ligjit të luftës, një vend ka të drejtë të kundërpërgjigjet ose të luftojë kundër një tjetër vendi kur ky i fundit e sulmon të parin nga territori i tij. Duhet të gjejmë një ekuilibër mes rrezikut të përshkallëzimit dhe nevojës së ukrainasve për t’u vetëmbrojtur” u shpreh Borrell, para takimit të ministrave të mbrojtjes së bllokut evropian.

Lexo më shumë   ‘Përshkallëzim i rrezikshëm’, NATO paralajmëron Putinin për ushtarët e Koresë së Veriut

Prej kohësh, Kievi iu ka kërkuar aleatëve perëndimore që ta lejojnë të godasë shënjestra në Rusi duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi që merr nga mbështetësit e tij, përfshi SHBA-në dhe Gjermaninë. Por ato hezitojnë për të lejuar që forcat ukrainase të sulmojnë përtej kufirit, për shkak të frikës se një gjë e tillë mund t’i çojë këto vende drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Moskën.

Deklarata e Borrell erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg u shpreh se kishte ardhur koha që aleatët të rishqyrtonin kufizimet e tyre, veçanërisht pasi rusët kanë shtuar sulmet e ndërmarra nga territori i vendit të tyre ndaj qytetit ukrainas të Harkivit.

Rruga Press

YouTube player