Lajme

Dy të rinj nga Kosova diplomojnë në akademinë ushtarake amerikane, presidentja Osmani: Do të kthehen në FSK për ta mbrojtur Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krenare me dy të rinjtë, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, që kanë diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point, si njëra prej akademive më prestigjioze në botë.

Ndërsa njofton për suksesin e të diplomuarve, presidentja Osmani shprehet se përkushtimi dhe puna e dy të rinjlve kanë dhënë rezultat dhe se Kosova është krenare për ta.

Lexo më shumë  Kurti nga Brukseli: Marrëveshja Bazë të mos shkelet, të zbatohet pa vonesa

Presidentja , gjithashtu ndihet  krenare për faktin se në ceremoni për të uruar të diplomuarit ishte edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Ndërsa  në mesin e të diplomuarve shpreh Osmani ishin edhe  Andrini  dhe Vesa të cilët  tha ajo do të kthehen në Forcën e Sigurisë së Kosovës për të shërbyer dhe për ta mbrojtur Kosovën.

“Ja si duket ekselenca!”, shprehet  Osmani.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ka rrezik që Banjska të përsëritet, Serbia ka qasje hegjemoniste në raport me Kosovën
YouTube player