Bota

Zelensky thirrje Perëndimit: Detyroni Rusinë të bëjë paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u  ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t’i bëjnë presion Rusisë të bëjë paqe, raporton “BBC”. 

Duke folur në Spanjë, Zelensky ka thënë se duhet “shtrënguar Rusia më fortë”, pasi ajo po synon “ta shkatërrojë Ukrainën dhe të vazhdojë para”. 

Zelensky vazhdimisht ka thënë se nuk do të negociojë drejtpërdrejtë me Rusinë derisa Moska të mos i tërheq trupat nga gjitha territoret ukrainase, përfshirë Krimenë. 

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Thirrja e tij, megjithatë, vjen në momentin kur Rusia po bën përparime të mëdha kundër Ukrainës. Kievi po vuan nga mungesa e armëve me të cilat po furnizohet nga Perëndimi. 

Zelensky tha se Rusia po lëshon 3200 bomba ajrore çdo muaj. 

“Si e luftoni këtë?” Zelensky pyeti gazetarët në Madrid ku u takua me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez. 

Presidenti i Ukrainës hodhi poshtë idenë që të ftohet Rusia në një samit për paqe të planifikuar të mbahet në Zvicër muajin e ardhshëm. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Samiti pritet të përfshirë përfaqësues të mbi 90 shteteve.

Rruga Press

YouTube player