BotaKryesore

Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se vendet që duhan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i bashkërendojnë disa gjëra me këtë organizëm.

Si shembull të keq, ai mori Serbinë, duke thënë se e njëjta ka shkallë shumë të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

“Ka vende që nuk janë në harmoni me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, për shembull. Është një shkallë shumë e ulët e harmonizimit me politikën e jashtëm të BE-së. Nëse doni të bëheni anëtar të BE-së, duhet të harmonizoni sundimin e ligjit, lirinë dhe politikën e jashtme”, deklaroi Borrelli në konferencën në Firence “State of the Union 2024”.

Ai u shpreh i shqetësuar edhe me Gjeorgjinë, specifikisht për ligjin për agjentët e huaj gjë e cila, tha ai, e largon Gjeorgjinë nga rruga evropiane.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora
YouTube player