Lajme

Për herë të parë, Policia e Kosovës merr letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe atasheja e DOJ-ICITAP në Kosovë, Kimberly Riff

Policia e Kosovës ka marrë letër urimi për herë të parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOY), me rastin e diplomimit të gjeneratës së fundit të kadetëve të PK-së.

Gregory Ducot, në emër të DOY-së, ia ka dërguar këtë letër urimi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në letrën e tij, drejtori Ducot ka thënë se është shumë krenar që ndjek Policinë e Kosovës, e cila sipas tij, vazhdimisht po përparon dhe po rritet, duke zbatuar vlerat më të larta demokratike, dhe praktikat më të mira të forcave të rendit.

Lexo më shumë  Kryeprokurori i ri i Shtetit në Kosovë zotohet për forcim të sundimit të ligjit

“Ndër të tjera, një falënderim iu drejtua Policisë së Kosovës, për nderimin e oficerëve të rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bartjen e shiritit përkujtimor gjatë javës në shënim të Ditën Memoriale Oficeri i Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj 2024. Drejtori Ducot tha se vlerëson partneritetin e vendosur dhe të palëkundur me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Bloomberg: Sjellja e Ramës në Ankara ngre pikëpyetje për samitin e ardhshëm të NATO-s

Në përgjigje e tij, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se e ka pranuar me kënaqësi këtë letër, duke theksuar se partneriteti me ShBA-të do të jetë i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.

Rruga Press

YouTube player