Bota

GJND-ja pritet ta urdhërojë Izraelin t’i ndalë operacionet në Gaza

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara pritet të vendosë të premten mbi një lutje urgjente nga Afrika e Jugut, për ta urdhëruar Izraelin të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza dhe të tërhiqet nga enklava.

Një urdhër armëpushimi nga gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të bënte më shumë presion mbi një Izrael gjithnjë e më të izoluar, ndërsa vazhdon sulmin e tij ushtarak ndaj Gazës, pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga militantët e udhëhequr nga Hamasi, raporton AP.

Lexo më shumë  Ukraina kërkon nga NATO-ja vendim të “fuqishëm” në samitin e Uashingtonit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është gjithashtu nën presion të madh brenda shtetit për t’i dhënë fund luftës. Mijëra izraelitë i janë bashkuar demonstratave javore duke i bërë thirrje qeverisë të arrijë një marrëveshje për të sjellë në shtëpi pengjet izraelitë të cilët ndodhen në robërinë e Hamasit, nga frika se koha po mbaron.

GJND-ja ka kompetenca të gjera për të urdhëruar një armëpushim dhe masa të tjera, por ajo nuk ka aparatin e saj të zbatimit. Në një rast tjetër në dosjen e saj, Rusia deri më tani ka injoruar një urdhër të vitit 2022 nga gjykata për të ndaluar pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Lexo më shumë  Polonia thotë se pjesëtarët e saj po sulmohen në kufirin me Bjellorusinë

Rruga Press

YouTube player