Bota

Pentagoni: Rusia ka lëshuar një armë misterioze në të njëjtën orbitë me satelitin e qeverisë amerikane

Militarizimi i hapësirës po vazhdon ndërsa Pentagoni ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një sateliti që zyrtarët e sigurisë kombëtare amerikane besojnë se është i aftë të sulmojë satelitët e tjerë në orbitë.

Dhe siç raportohet, sateliti rus është në të njëjtën orbitë me atë të qeverisë amerikane.

“Rusia ka lëshuar një satelit në orbitën e ulët të Tokës që ne vlerësojmë se ka të ngjarë të jetë armë kundër hapësirës”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.

“Natyrisht, kjo është diçka që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë. Ne do të vazhdojmë të balancojmë nevojën për të mbrojtur interesat tona në hapësirë dhe dëshirat tona për një mjedis hapësinor të qëndrueshëm”, tha Ryder.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi zyrtarët amerikanë të sigurisë e dhanë alarmin në fillim të vitit 2024 se Rusia po planifikon të dërgojë në hapësirë një armë bërthamore, në thelb një sondë anti-satelitore, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Sonda thuhej të ishte në gjendje të lëshonte valë të fuqishme energjie që do të çaktivizonin satelitët e tjerë, madje edhe ata të dërguar në hapësirë nga Rusia.

Një armë e tillë do të ishte në kundërshtim me Traktatin e Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili “i ndalon vendet të vendosin armë bërthamore ose çdo lloj tjetër të armëve të shkatërrimit në masë në hapësirë”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Por, a mund të jetë sonda misterioze e lëshuar së fundmi nga Rusia arma bërthamore për të cilën kanë paralajmëruar zyrtarët amerikanë të sigurisë?

“Programi hapësinor rus po zhvillohet siç është planifikuar, lëshimet e anijeve kozmike për qëllime të ndryshme, duke përfshirë pajisje që zgjidhin problemet e aftësive tona mbrojtëse”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, duke mohuar pretendimet se sonda mund të jetë armë bërthamore.

Ndryshe, kjo thuhet se është pak e vështirë për t’u besuar.

Në vitin 2021 Rusia hodhi në erë një satelit gjatë një stërvitjeje ushtarake me raketa, duke shkaktuar një përgjigje të revoltuar ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player