KryesoreLajme

Presidentja Osmani në 25-vjetorin e masakrës së Dubravës: Kjo shpërfaqi egërsinë e Serbisë kundrejt shqiptarëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e burgut të Dubravës, që ka ndodhur sot 25 vjet më parë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e burgut të Dubravës.

25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik , të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg,” shprehet Osmani.

Duke kërkuar drejtësi për viktimat.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.”

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player