KryesoreLajme

Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë mbi 100 ushtarë në Kosovë

Një kontigjent mbi 100 ushtarë nga Bullgaria do të arrijë në Kosovë.

Sipas agjencisë bullgare të lajmeve “Novinite”, ky dislokim shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë do të mbahet në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad.

Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë, por tashmë ky numër do të rritet në rreth 150.

Ndryshe, kujtojmë se ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç, ka dërguar kontingjentin e 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në Kosovë.

Anushiqi u ka theksuar ushtarëve se është i sigurt se do t’i shërbejnë me nder misionin për të cilin janë caktuar. Ai në një deklaratë për media ka thënë se situata në Kosovë dhe rrethinë “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të duhej të dërgonim forca të armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR-i të arrijnë ta stabilizojnë situatën, në mënyrë që të mos ketë tepricë dhe të mos ketë zgjerim të dhunës”, tha ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin kufitare”, ka thënë ministri kroat.

Rruga Press

YouTube player