Sveçla pas mbylljes së njësive të Bankës Kursimore në veri: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar instuticionet e Kosovës pas mbylljes së 6 njësive të Bankës Postare të Kursimeve në katër komunat në veri.
Sveçla ka thënë se sundimi i rendit dhe ligjit dhe shërbimi ndaj qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi kryesor.
“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës. Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Rruga Press