Lajme

“Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s’e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit”

Të enjten është mbajtur Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Kotor të Malit të Zi.

Në samit të pranishëm kanë qenë edhe Albin Kurti dhe Edi Rama.

Në një video të publikuar në media shihet momenti kur kryeministri Albin Kurti mbërrin në samit dhe ngrihen në këmbë të tjerët që ta përshëndesin, ndërsa kryeministri Rama nuk e bën një gjë të tillë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në lidhje me këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi, i cili thotë se për të gjithë ata idiotë, naivë dhe banditë që ende besojnë se Edi Rama mban anën e Kosovës kundër Serbisë, e kundërta është e vërtetë!

Ai u shpreh se Rama shtrëngohet fort me Aleksandër Vuçiqin pas thirrjes për “qortim” të ambasadorit të tij në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Sot në Podgoricë! Edi Rama shtrëngohet fort me Aleksandër Vuçiq, pas thirrjes për “qortim “të ambasadorit të tij në Tiranë!

Por as e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit, ndërkohë që gjithë të tjerët ngrihen në këmbë për kryeministrin e Kosovës!

Për të gjithë ata idiotë, naivë dhe banditë që ende besojnë se Edi Rama mban anën e Kosovës kundër Serbisë! E kundërta është e vërtetë!

Rruga Press

YouTube player