Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë
Në një përditësim në faqen zyrtare të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në Facebook thuhet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas përditësimit, kryeministri është qëlluar disa herë dhe se tani po transportohet me helikopter për në qytetin e afërt të Banska Bystrica, raporton BBC.
Agjencia e lajmeve TASR ka raportuar të mërkurën se Fico është qëlluar përballë një ndërtese në qendër të qytetit sllovak Handlova, ku ishte mbajtur një takim qeveritar.
Raportohet të jenë dëgjuar disa të shtëna, sipas gazetarëve që ndodheshin në vendngjarje.
Fico është dërguar menjëherë në spital, derisa sulmuesi i tij është arrestuar.
Rruga Press