Lajme

Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Konjufca takon zëvendëskryeministrin Gjeloshaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, njëherësh ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Duke e falënderuar zëvendëskryeministrin Gjeloshaj për vizitën në Kosovë, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete me raporte të mira bashkëpunimi.

Kryetari Konjufca vlerësoi mbështetjen e Malit të Zi ndaj Republikës së Kosovës, duke e konsideruar këtë si tregues të vullnetit dhe gatishmërisë për thellimin e këtyre raporteve.

Lexo më shumë  Konjufca: Vuçiqi po kërcënon Kosovën, por nuk na bën përshtypje, nuk frikësohemi

Kreu i Kuvendit vuri në pah se Republika e Kosovës i bashkëndan dhe i qëndron përkrah synimeve zhvillimore dhe atyre të integrimit evropian të Malit të Zi.

Sipas tij, ky qëndrim forcohet edhe më shumë prej faktit të nevojës së përparimit të rajonit tonë dhe dëshirës për t’i parë gjithnjë e më mirë bashkëkombasit shqiptarë të Malit të Zi.

Në njoftimin për media thuhet se teksa biseduan për zhvillimet politike në Kosovë dhe Mal të Zi, kryetari Konjufca tha që me Gjeloshajn u pajtuan se zhvillimi dhe siguria e shteteve tona, si dhe e rajonit kërkon angazhim të pandërprerë në mbrojtje të sovranitetit, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, kërkon qëndrim të palëkundur kundër agjendës dhe influencës ruse në rajon.

Lexo më shumë  Kurti: Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka shpërfaqur qartë rreziqet që regjimet autoritare paraqesin për shtetet fqinje

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtejmë për të avancuar interesat e përbashkëta.

Rruga Press

YouTube player