Rrustemi: LVV e gatshme për zgjedhje të parakohshme, do t’i fitojmë mbi 51 për qind
Data e zgjedhjeve të parakohshme duhet të dakordohet nga të gjitha paritë politike në vend, ka pohuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se janë të gatshëm për zgjedhje kurdoherë.
Sipas tij, VV-ja në zgjedhjet e ardhshme, të rregullta apo të parakohshme, do të ketë rezultat më të lartë sesa rezultati që kishin më 14 shkurt të viti 2021.
“Nuk rrezikojmë asgjë… Ne jemi në fund të mandatit, jemi përballur dinjitetshëm me secilin sfidat që që i është paraqitur Kosovës. Ne kemi më përkushtim për të konsoliduar shtetin e Kosovës në secilin pjesë, për ta shtrirë ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, dhe jemi të bindur se rezultati do të jetë i lartë për VV-në. Do të jetë më i lartë se i zgjedhjeve të 14 shkurtit të viti 2021”, ka thënë Rrustemi për RTV Dukagjini.
Këtë qëndrim kaq optimist për patinë e tij, Rrustemi thonë se e bazon në disa faktorë.
“Këtë e bazoj në disa faktorë; e para në matjet e vazhduara, e dyta në punën që është bërë nga Qeveria dhe e treta nga natyra e aktive që e karakterizon VV-në, si subjekt politik dhe organizatë dhe nga fakti që mërgata që do të ketë mundësinë e votimi nëpër ambasada dhe konsullata, si asnjëherë më parë dhe këtë do të ndikojnë në këtë rezultat më të lartë”, ka thënë Rrustemi.
Rruga Press