KryesoreLajme

Gërvalla në veri: Tani ndihet kujdesi i shtuar ndaj kësaj pjese të harruar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë qëndruar në veri të vendit, më saktësisht në Bistricën e Shalës dhe Boletin.

“Nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin. Bashkë me ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra. Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministrja Gërvalla në Facebook.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player