Bota

BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, në konferencë për media ka thënë se Bashkimi Evropian ka një qëndrim shumë të qartë kur bëhet fjalë për gjenocidin e Srebrenicës dhe se çdo shtet që e mohon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid nuk ka vend në BE.  

“Kur bëhet fjalë për Srebrenicën, e çështjen e gjenocidit në Srebrenicë, qëndrimi i BE-së dhe i institucioneve të BE-së është shumë i qartë dhe përsëritet çdo korrik në përvjetorin e kësaj ngjarje të tmerrshme në historinë evropiane. Nuk vihet në dyshim fakti se kishte gjenocid në Srebrenicë. Nuk mund të ketë asnjë mohim apo relativizim të gjenocidit në Srebrenicë. Nëse ka pasur gjenocid apo jo, nuk është çështje opinioni, por është vendim i organeve ndërkombëtare gjyqësore. Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTE) dhe trupat tjerë ndërkombëtarë gjyqësorë, kanë thënë qartë se kishte gjenocid në Srebrenicë. Të gjithë duhet të pranojnë këtë, të respektojnë dhe të gjithë që tentojnë ta vënë në dyshim nuk kanë vend në Evropë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencë për media. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Stano ka shtuar se BE-ja s’do të tolerojë askënd që mohon gjenocidin, relativizion apo glorifikon kriminelët e luftës. 

“Këtë u themi gjithë partnerëve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Presim të gjithë akterët politikë në Ballkanin Perëndimor që të frenohen nga çdo veprim apo retorikë, që vë në dyshim kredencialet e tyre evropiane, e të shihet kjo si mohim i gjërave të tmerrshme që ndodhën në Srebrenicë”, ka thënë Stano. 

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player