Lajme

Si e nxorën zbuluar Ramën kryebashkiakët e Rilindjes që i mbushën sallën me patronazhistë në Athinë

Takimi i Ramës me administratën e tij në Athinë do të mbetet në histori si një nga sipërmarrjet propagadistike më të shtrenjta që një kryeministër ka kryer ndonjëherë.

Raportime në media nxorën zbuluar show-n që organizoi Rama gjoja me emigrantët shqiptarë në Greqi, por që rezultoi se mbi gjysma e sallës u mbush me njerëz të administratës qëndrore dhe të bashkive të transportuara me autobusë drejt vendit fqinj.

Rama mbajti një fjalim propagandistik, bajat mbi një orë para administratës së tij publike në nivel lokal dhe qëndror, ku ndër dëgjuesit më të vëmendshëm ishin kryebashkiakët, deputetët e ministrant.

Në koncertin partiak të mbajtur në Athinë Rama foli vetë, ministrant e zëvendësministrat, kryenegociatorja me BE, ku pjesa më e madhe e tyre shprehën me krenari origjinën e tyre greke, por nuk i dha fjalën asnjë emigranti që jetonte në Greqi. Çuditërisht, edhe pse bëri show, gjoja duke folë për Çështjen Çame, Rama nuk gjeti asnjë çam që gjithashtu t’i jepte zë çështjes e të fliste para të pranishmëve.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Shoën propagandisktik që u ka kushtuar shqiptarëve miliona lekë, e nxorën vetë në shesh patronazhistët e Ramës kryebashkiakë e deputetë duke postuar foto në rrjetet social.

Foto në rrjete sociale nga Athina kanë publikuar kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, gaztori Erion Isai që drejton bashkinë e Kolonjës, Sotiraq Filo, kryetari bashkisë Korçë, kryetari i bashkisë së Beratit, Flamur Golemi që drejton Bashkinë e Gjirokastrës apo edhe Majlinda Bufi e Roskovecit, e Pjerin Ndreu i Lezhës, pa llogaritur drjetorët e burgjeve, ujësjellsave etj .

Mediat kanë raportuar se drejt Athinës ka shkuar qindra autobusë e furgona me punonjës të administratës publike, pa llogaritut shumë të tjerë që kanë ikur me makina private.

Vetë Rama udhëtoi drejt Athinës në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, por duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit.

Ai mbërriti në Athinë me avionin “Air Albania”, i cili është nënkontraktuar nga qeveria me një kontratë sekrete për aktivitetet e tij si kryeministër.

Gjithashtu, takimi në Athinë u tha se kishte si qëllim që maxhoranca të njihej me problematikat e emigantëve shqiptarë në Greqi.

Por, i gjithë aktiviteti ishte vetëm fjala e Ramës, i cili u hoq si një ‘patriot’ i madh dhe që po fqinjët grekë për të mirën e shqiptarëve e migrantë, të cilëve as fjalë të flasin nuk u dha.  

Show i Ramës në Athinë u ka kushtuar jo pak xhepave të shqiptarëve, dhe e gjitha për një takim partiak elektoral dhe jo në funksion të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj.

Rruga Press

YouTube player