Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë
Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovës është rritur nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars të këtij viti kishte më shumë vizitorë të huaj se sa një vit më parë.
Sipas ASK-së, numri i vizitorëve të huaj në mars të këtij viti është 24 mijë e 037 vizitorë, e që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.
“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2023) ka rritje te vizitoreve për 21.7%. Në total 24 037 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkaq në Mars 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 39 374, prej tyre 38.9%, ishin vendorë dhe 44.1% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Mars të vitit 2023 (sa ishin 36 322 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 8.4%.
Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 77 601, prej tyre 61.0% nga vendorët dhe 55.8% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 4 818, vizitor dhe më 18 411, net-qëndrimi.
Rruga Press