Lajme

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Ndryshe këtë javë mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani ka shkuar mirë, me pak sfida që ASK ka pasur gjatë punës në terren

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Deri më tani procesi ka shkuar mirë janë mbi 1 milion e 300 mijë mijë që janë regjistruar brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë që janë regjistruar në dy mënyrat me platformën elektronike E-Diaspora dhe me pyetësorin, me regjistruesit tanë që janë marrë përmes familjarëve të tyre”, tha Qeriqi.

Qeriqi tutje tha se Ligji e parasheh që ata që refuzojnë të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë do t’i prekë dënimi deri në 2 mijë euro për individ.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player