Bota

Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Grant Shapps, ka reaguar ndaj largimit të homologut rus, Sergei Shoigu, duke thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon një tjetër kukëll. Ai ka shkruar në rrjetin social X të dielën se Shoigu “i ka mbikëqyrur 355.000 viktima në luftën me Ukrainën”.

“Rusia ka nevojë për një ministër të Mbrojtjes që do ta zhbënte atë trashëgimi katastrofike dhe do t’i jepte fund agresionit, por gjithçka që do të marrë (Rusia) është një tjetër kukull të Putinit”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në ShBA

Shoigun besohet se do ta zëvendësojë zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov.

Shoigu, që ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes që nga 2012-a do të marrë rolin e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të ketë përgjegjësi për kompleksin ushtarako-industrial.

Kremlini ka thënë se Putini ka vendosur që Ministria e Mbrojtjes të udhëhiqet nga dikush i hapur për inovacion dhe me ide të avancuara.

Lexo më shumë  Mercedes-Benz sinjalizon hyrjen në industrinë e mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player