KryesoreLajme

Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së sotme, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e PK-së ku mbeti i plagosur gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në Klinë.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se hetimet për identifikimin e kryerësve të tentim-vjedhjes dhe plagosjes së Januz Veselaj janë duke u kryer me intensitet të lartë. Tekjsa ka shtuar se kushdo që tenton të kryej akte të vjedhjes do të përballet me forcën e ligjit.

Lexo më shumë  Kamberi dorëzon kërkesën për shkarkimin e Paunoviqit, mbështetet nga 53 deputetë

Tutje Sveçla e ka përgëzuar Veselaj për reagimin profesional dhe rezistencën ndaj plaçkitësve që ia rrezikuan jetën e tij, pavarësisht që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar por që rikuperimi po vijon mirë.

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Lexo më shumë  Kolona zanore e filmit të ri “Odisea” u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Rruga Press

YouTube player