Zjarret nuk kursejnë edhe zonat arbëreshe në Itali
Siçilia po digjet nga zjarret për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë dhe erës që favorizon flakët. Gjatë natës flakët kanë shkrumbuar zonën e arbëreshëve në Itali, ndërsa zjarrfikësit dhe punonjësit e pyllit punuan gjithë natën për të shuar zjarret që shpërthyen dje midis zonë e arbëreshëve që njihet si Piana degli Albanesi, në Strasatto Altofonte dhe San Giuseppe Jato. Në zonën e arbëreshëve, zjarrfikësit evakuuan disa shtëpi të kërcënuara nga flakët, ndërkohë që një helikopter ka punuar natën për shuarjen e zjarrit në zonë.
Ndërhyrjet ajrore po vazhdojnë në Palermo në zonën midis Piana degli Albanesi, Altofonte dhe San Giuseppe Jato.
“Ky është një zjarr unik. Ne jemi organizuar masivisht dhe disa punëtorë u plagosën gjatë shuarjes së flakëve”, thonë punonjësit, ndërsa ka ndërhyrje të tjera ajrore në zonën përreth. Të gjitha ekipet e pyjeve dhe zjarrfikësve janë në veprim dhe kanë dërguar gjithashtu ekipe shtesë.
Veprimi i zjarrvënësve së bashku me temperaturat e larta dhe erën po i shkakton dëme të mëdha bimësisë. Siçilia Lindore po digjet gjithashtu, në Catania një zjarr i madh ka rënë në periferi të qytetit, midis Fossa della creta dhe Palermos. Flakët janë përhapur shumë dhe trafiku është bllokuar si masë paraprake.
Automjete të ndryshme dhe ekipe të zjarrfikësve janë në vendngjarje. 15 zjarre të tjerë raportohen në zonën e Catanias./a2/