Bota

Britania dëbon atasheun rus: Është spiun i Moskës

Britania e Madhe ka vendosur të dëbojë nga vendi atasheun e mbrojtjes të Rusisë. Qeveria britanike Deklaroi se diplomati rus, Maxim Elovik është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake të Moskës. Qeveria britanike prezantoi një paketë masash për të frenuar ndikimin rus në territorin e mbretërisë. Disa ndërtesave në pronësi të Rusisë do t’u hiqet statusi diplomatik, si dhe do të vendosen v kufizime të reja ndaj vizave diplomatike ruse.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Vendimi i zyrtarëve britanikë ka sjellë dhe reagimin e Moskës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia do të “kundërpërgjigjet” ndaj vendimit të Britanisë. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, vendet e Europës kanë nisur një fushatë të pabazuar ndaj diplomatëve të Kremlinit.

Në 8 maj një pjesë e vendeve të Europës morën masa kundër Rusisë pas akuzave për sulme kibernetike ndaj objekteve qeveritarë dhe kompanive private. Estonia thirri në bisedë kreun e Ambasadës ruse për të protestuar ndërhyrjen në sinjalin e GPS-it dhe Polonia tha se ishte goditur nga një sulm kibernetik nga një grup hakerash i lidhur me Rusinë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player