Bota

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Një betejë e rrallë mes tankeve ruse dhe atyre ukrainase në afërsi të Urozhaine është filmuar nga ajri.

Pamjet e filmuara me dron nga Brigada e 58-të, shfaq betejën mes tankeve ruse dhe një të ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Në video shihen tre tanke ruse duke lëvizur drejt Urozhaine, por nuk ishin në dijeni që pranë tyre do të shfaqet një tank i ushtrisë ukrainase.

Lexo më shumë  Rezultatet e pjesshme në Angli: Laburistët e Starmerit humbin zgjedhjet lokale, fiton "Reform UK" e ekstremit të djathtë

Ai lëre që arriti t’ua ndalë hovin, por edhe t’i shkatërrojë duke i goditur nga një distancë jo edhe shumë e madhe.

Ishte tanku ukrainas që hapi zjarr i pari mbi ata rusë – duke arritur të godas direkt njërin prej tankeve të ushtrisë së Vladimir Putinit.

E disa autoblinda që po i shoqëronin tanket ruse, vendosën të largohen, por që as ato nuk shkuan shumë larg, pasi u shkatërruan nga artileria ukrainase.

Lexo më shumë  Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët të dy javëve të fundit

Në këtë aksion, ukrainasit arritën të marrin nën kontroll edhe një objekt brenda të cilit gjendeshin ushtarët rusë – duke u futur në të dhe hedhur granata dore. 

Rruga Press

YouTube player