Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit
Forcat ruse kanë humbur 1300 ushtarë, 11 tanke, 35 automjete të blinduara dhe 23 sisteme artilerie vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook ka postuar të dhënat.
Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kievi vazhdimisht ka publikuar raporte në baza ditore, ku informon opinionin për humbjet që i janë shkaktuar forcave pushtuese në 24 orët e fundit.
Në anën tjetër, ushtria ruse pothuajse vetëm një herë e ka bërë një gjë të tillë nga fillimi i luftës, nga frika se kjo do t’i shkaktojë probleme presidentit rus Vladimir Putin, i cili me çdo kusht tenton t’i mbajë të fshehta këto të dhëna.
Humbjet totale të forcave ruse ndërmjet 24 shkurtit 2022 dhe 9 majit 2024 vlerësohen të jenë si më poshtë (shifrat në kllapa paraqesin humbjet më të fundit)
478,730 (+1,300) personel ushtarak;
7,429 (+11) tanke;
14,281 (+35) autoblinda;
12,340 (+23) sisteme artilerike;
1,058 (+1) sisteme raketore;
793 (+1) sisteme të mbrojtjes kundërajrore;
349 (+0) aeroplanë;
325 (+0) helikopterë;
9,775 (+47) dronë;
2,192 (+41) raketa;
26 (+0) anije dhe luftanije;
1 (+0) nëndetëse;
16,618 (+69) autocisterna.
Rruga Press