Lajme

Ministri Maqedonci: Do vazhdojë investimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Zhilvinas Tomkus.

Ai ka takuar edhe zëvendësministrin e Koresë së Jugut, Sung IL, ish-ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, si dhe anëtarin e Parlamentit, Mariusz Błaszczak,

Me zëvendësministrin e Koresë së Jugut diskutuan rreth formave se si mund të vendoset bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut, me theks të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Ndërsa me zëvendësministrin e Lituanisë diskutuan rreth formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve dhe gjithashtu vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Grupit për Mbrojtjen e Ukrainës, si pjesë e Koalicionit të Deminimit.

”Do të vazhdojmë investimin në përputhje me planin operacional, kërkesat dhe nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ministri duke shtuar se që nga viti 2025 do të fillojë faza e tretë e zbatimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player