KryesoreLajme

25 vjetori i masakrës në Saradran, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në 25 vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kanë nderuar kujtimin e tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe.

“Dëshmitari i gjallë, Naim Elshani, na rrëfeu tmerrin e asaj dite. Vetëm drejtësia i mbyllë plagët, duke i vendosur prapa grilave të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

“Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, përfundoi ai.

Rruga Press

YouTube player