Osmani e Abbott flasin për investime në bujqësi, teknologji e arsim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.
Me këtë rast, Osmani tha se Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
“E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, tha Osmani.
Rruga Press