Lajme

Ministri i Shëndetësisë Vitia: Pandemia është larg përfundimit, Delta po përhapet me shpejtësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se përfundimi i pandemisë së koronavirusit është i largët, dhe se varianti Delta po përhapet me shpejtësi.

“Pandemia është larg përfundimit dhe duhet ta kuptojmë se hezitimet për t’u vaksinuar do ta përkeqësojnë situatën” është shprehur Vitia derisa ka folur për rritjen e rasteve të Covid 19 gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

“Pas një periudhe të konsiderueshme të qetë në vendin tonë dhe për fat të mirë pa raste të vdekjeve të dhënat nga IKSHPK na tregojnë se kemi rritje të rasteve krahas rritjes së numrit të testimeve. Ky numër do te reflektojë në rastet aktive me COVID 19 dhe me këtë edhe që të kemi rritje të rasteve. Ne duhet të veprojmë dhe të përdorim ato mundësi dhe instrumente qe kemi në dispozicion për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Sot kur vendi ynë ka vaksina kundër Covid 19 sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën… nuk ka asnjë arsye për tu mos vaksinuar” ka thënë Vitia.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Ndërsa shefi i mikrobiologjisë në IKSHPK Xhevat Jakupi,  ka thënë se “Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe nënkupton që do të preken më shumë njerëz… Është e domosdoshme që të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sa më parë veçanërisht nuk duhet me pas asnjë 50 vjeçar që nuk është vaksinuar qoftë me një dozë e më së miri me të dy dozat” është shprehur Jakupi.

Jakupi ka thënë se IKSHPK-ja ka mbledhur 100 mostra për variantin Delta për t’i dërguar jashtë vendit por nuk kanër arritur ende t’i dërgojnë.

“Ne kemi planifikuar që nga kjo e hënë afër 100 mostra jashtë vendit përmes një projekti të përbashkët por kompani përgjegjësie nga Kosova nuk ka kapacitetet njohuri profesion për me e kry këtë proces jemi në proces të dërgimit të tyre të mostrave përmes një kompanie tjetër” ka thënë ai.

Ministria Vitia më tutje ka bërë të ditur se ato vaksina që u skadon afati deri më 31 korrik tashmë janë dhënë të gjitha.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

“Një pjesë e madhe e vaksinave është dhënë nuk e kam informatën e saktë se sa kanë mbetur atyre që iu skadon afati me 31 korrik janë dhënë të gjitha e atyre që iu skadon më 31 gusht janë duke e dhënë shpresojmë që të përfundojnë. Ne do përcjellim trendin ashtu siç do bëjnë edhe vendet e tjera në momentin që kemi situata të qeta do të lehtësohen masat ashtu siç do të ndërmerren masat nëse keqësohet situata” është shprehur Vitia.

Ai më tutje ka thënë se Prishtina ka numrin të më madh të të interesuarve për t’u vaksinuar, gjersa në komunat të vogla ka një hezitim të shtuar të qytetarëve për t’u vaksinuar.

“Në Prishtinë janë shtuar dhe do vazhdojnë të shtohen kapacitetet. Në anën tjetër kemi filluar që edhe në komunat e veçanta edhe të komunitetit të ndikojmë te qytetarët në informimin e tyre sa më korrekt për të shkuar dhe për të marrë vaksinë” ka thënë më tutje Vitia./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *