KryesoreLajme

Ndalohen dy rus në Jarinjë

Dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës, janë hasur mbrëmë në dalje në SPK Jarinjë.

Ata i kanë thënë policisë se kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë derisa dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“SPK Jarinjë 05.05.2024-20:10. Raportohet se në dalje në SPK Jarinjë janë hasur dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femer) të cilet nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njejtit nuk kishin hyrje/dalje në Republiken e Kosovës.

Sipas tyre, të njejtit kanë ardhe nga Nishi i Serbsë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player