Lajme

Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi, i cili ka ndërruar jetë të dielën.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës për veprimtarin e çështjes kombëtare, ish-deputetin Ali Lajçi.

Për homazhe pritet të vjen edhe kryeministri i vendit Albin Kurti. Lajçi ka vdekur të dielën.

Lexo më shumë  Çanak: Serbia nuk ka potencial për të zhvilluar luftë ndaj Kosovës

Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hargreaves nga Brukseli: Takime me aleatët për të ardhmen e Kosovës në NATO
YouTube player