Lajme

Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova ishte “e bekuar” që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt e eurodeputetë që na qëndruan pranë.

“Ata pamëshirshëm mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Vajza e ish-ministrit Ilir Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare - Vendimi dekretohet nga Presidenti

Ajo i ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rrugë siç është shprehur ajo “të papenguar”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nis seanca konstituive, udhëhiqet nga Avni Dehari
YouTube player