Opinion/Aktualitet

Tentakulat e mafies shqiptare, në mediat ndërkombëtare

Nga Enver Bytyçi

Tentakulat e mafies shqiptare!

Gazeta më e madhe e kontinentit, BILD, e Gjermanisë pati filluar para disa viteve të zbulojë aferat e mafies shtetërore të Rilindjes në Shqipëri. Debati midis kësaj gazete dhe Edi Ramës përmes telefonatave dhe reagimeve arrogante asokohe vazhduan disa javë. BILD-i i famshëm e pushoi luftën kundër kryemafiozit shqiptar! U tërhoq! Madje redaksia e asaj gazete e “la në baltë” vetë gazetarin e guximshëm që filloi të denoncojë skandalet mafioze të Rilindjes dhe kryerilindasit!

Para një ose dy muajsh gazeta e famshme amerikane New York Times shkroi një artikull kompromentues për kryeministrin e Shqipërisë, duke denoncuar dhënien (për mua faljen) e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit zotit Kushner, dhëndërr i Donald Trump. Sipas zëdhënësit mediatik të Edi Ramës, pra sipas Baton Haxhiut, kjo gazetë kishte planifikuar të shkruante edhe një denoncim tjetër kompromentues për kryeministrin e Shqipërisë në këtë aferë. “Por, tha Batoni, argumentet dhe faktet nuk mjaftonin. Prandaj gazeta njujorkeze u tërhoq!

Para një jave përmes Rai 3 bota shqiptare mësoi për afera të tmerrshme të dy njerëzve më të afërt të Edi Ramës, për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën. Mbrëmë ishte njoftuar se do të transmetohej pjesa e dytë e investigimit italian. Nuk u transmetua! Çfarë ndodhi? Si është e mundur që skenari përsëritet shumë herë, së paku tri të përmendura më lart? Çfarë mekanizmi përdor Edi Rama për t’u mbyllur gojën mediave më të mëdha të globit? Në fakt Rama e paralajmëroi të enjten e shkuar se do të “bëjë paqe me Rai 3”, kur thoshte se lutem që këtë çeshtje ta zgjidhim me mirëkuptim.

Po cili është mesazhi për mirëkuptim i kryeministrit të mafies shqiptare? Pazari! Kompromisi, duke paguar për heshtjen e këtyre medieve. Rei 3 e kushdo tjetër nuk bëjnë mirë që përpëliten për ta fshehur këtë të vërtetë. Paraja e mafies në duart e kryemafiozit të Shqipërisë ka infektuar edhe mediet prestigjioze të Amerikës dhe Europës! Prandaj europianët e amerikanët janë pesimistë për të sotmen e të ardhmen. Media, e cila është përgjegjëse për të thënë të vërtetën, e fsheh atë, pasi ka nisur të zbulojë diçka. Sepe paguhet majmë për heshtjen! Paguan mafia me kostum kryeministri.

Prandaj dhe në Shqipëri duhen konsideruar heronj ata që çdo ditë dononcojnë mafien në pushtet dhe pushtetin e mafies në qeverinë shqiptare!

Rruga Press

YouTube player