Sport

Tre shqiptare në turin e tretë, ja kalendari në Ligën e Konferencës. Të hënën i pret përsëri shorti

Tre skuadra shqiptare vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës, duke kërkuar që të shkruajnë edhe më tej historinë në edicionin e parë të këtij turneu. Teuta, Laçi dhe Prishtina kanë siguruar biletën për në turin tjetër dhe tani janë gati për përballjet e tyre të radhës në turin e tretë.

Teuta, e cila përmbysi Inter D’Eskaldes duke e mundur 3-0 pas disfatës së parë 2-0 në shtëpi, luan ndaj Shamrok Rovërs të Irlandës, me ndeshjen e parë në fushën e kësaj të fundit dhe të kthimit në vendin tonë. Prishtina, pasi kaloi Konah’s Kuej jo pa vështirësi, sepse u mund në sfidën e dytë 4-2 pasi kishte fituar të parën 4-1, e pret një duel më i vështirë, meqë do të luajë me kampionen e Norvegjisë, Bodo/Glimt, e cila ka favorin e zhvillimit të ndeshjes së dytë në shtëpi.

Ndërkohë, Laçi i cili shkroi historinë me kualifikimin e parë historik në turin e tretë, do të përballet me një emër të njohur të kontinentit, si Anderleht, duke luajtur sfidën e parë në vendin tonë e të kthimit në Belgjikë. Të gjitha këto sfida paraprakisht janë parashikuar të luhen më datë 5 dhe 12 gusht.

Njëkohësisht, të gjithë skuadrat do të mësojnë që të hënën, më datë 2 gusht, se kush do të jetë kundërshtari potencial në play-off të turneut. Në këtë rast, nuk pritet të ketë ndarje rajonale nga UEFA, por do të ketë short të përgjithshëm për të përcaktuar se cilat skuadra do të përballen mes tyre për të siguruar 22 vendet që garantohen në grupe nga pjesëmarrja në play-off

Ndeshjet e turit të tretë

5-12 gusht
Shemrok Rovers-Teuta
Laçi-Anderleht
Prishtina-Bodo/Glimt

2 gusht
Shorti i play-off

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *